Peter The Great St. Petersburg Polytechnic University

Peter the Great St. Petersburg Polytechnic University

  • SPBPU është një nga qendrat më të mëdha ndërkombëtare të mësimit të gjuhës ruse si gjuhë e huaj. Profesorët me kualifikim të lartë ndajnë aftësitë dhe përvojën e tyre të akumuluar për më shumë se 65 vjet në arsimimin e studentëve të huaj.
  • Ky Universitet u themelua në vitin 1965 dhe ndodhet në Shën Petersburg ,i njohur si “Kryeqyteti Kulturor i Rusisë”, që do t’ju frymëzojë për arritje të mëtejshme, pavarësisht nga qëllimet që mund të keni.
  • Universiteti po kryen aktivitete edukimi dhe hulumtimi në fushat e mëposhtme: inxhinieri natyrore, menaxhim, ekonomi dhe shkenca humane.
  • Universiteti është anëtar i programit të Ekselencës Akademike midis universiteteve ruse “5-100-2020”.
  • SPBPU është njohur kohët e fundit  si”Universiteti Kombëtar i Kërkimeve” – një udhëheqës i njohur rus dhe ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë dhe edukimit ekonomik me arsimim të pasur, shkencor dhe inovativ.
  • Një nga parimet themelore të proçesit arsimor në Polytech është pjesëmarrja thelbësore e studentëve në proçesin e kërkimit. Universiteti ka mjaft laboratore dhe qendra kërkimore, më shumë se dy duzina ndërmarrjesh të vogla inovative, parqe teknologjikë dhe inkubator biznesi.
  • Programet e këtij universiteti janë zhvilluar sipas standardeve ndërkombëtare. Çertifikatat ECTS të fituara në kuadër të këtyre programeve njihen jashtë vendit.
  • Më shumë se 15 mijë studentë nga Evropa, Amerika Veriore dhe Jugore, Azia dhe Afrika janë diplomuar nga këto programe.
  • Mbi 50% e kohës në klasë është dedikuar për të mësuar gjuhën ruse.
  • Ofrojnë tre korniza arsimore në varësi të specializimeve të ardhshme të studentëve (diploma: Inxhinierike, Ekonomike, dhe Shoqërore)
Inxhinieri Lëndë Bazë Gjuhë ruse, matematikë, fizikë
Lëndë ekstra Shkenca Kompjuterike, kimi,sporte
Ekonomi Lëndë Bazë Gjuhë ruse, matematikë, ekonomi dhe gjeografi
Lëndë ekstra Ekonomik Shkenca Sociale  (bazë), shkenca kompjuterike, histori, sporte
Shoqërore Lëndë Bazë Gjuhë ruse, histori, ekonomi, gjeografi
Lëndë ekstra Shkenca Sociale (bazë), letërsi, matematikë, shkenca kompjuterike, sporte
  • Përgatit studentët ndërkombëtarë dhe vendas per studime në Universitete Ruse dhe jo vetëm me programe mjaft fleksibël ku mund të zgjidhni kohën e kursit, kohëzgjatjen, gjuhën në anglisht ose rusisht si dhe kurset shtesë që doni ti shtoni.

Programi Standart: Zgjat 10 muaj, ka 60 kredite dhe lëndë të avancuara.

Tarifa: $3000/viti

Programi i studimit të gjuhës ruse:

(1 Shtator deri me 1 Nëntor):

Kohëzgjatja – 10 muaj;

Kreditet – 66 kredite (duke përfshirë 1014 orë );

Klasat e studimit përbëhen nga 7-12 persona

Studime Ruse (Anglisht)

Ofrojnë gamë të gjerë programesh për studentët e interesuar për studimin e rusishtes dhe kulturës ruse.

Kurset e mundshme: studentët mund të zgjedhin më shumë se tre kurse për secilin semestër nga lista e mëposhtmë:

  • Histori Arti Ruse
  • Histori Evolucioni
  • Shkenca Politike
  • Letërsi Ruse

Grupet: Zhvillohen 3 kurse kryesore të përzgjedhura. Minimalisht grupi përbëhet nga 5 persona.

Lëndët e zgjedhura mund të kombinohen me gjuhën ruse ose mund të zhvillohen të pavarura.

Kohëzgjatja e Programit: nga një muaj në një semestër

Studime Ruse (Rusisht)

Studentët mund të zgjedhin një numër lëndësh me zgjedhje në fushën e studimeve ruse të mundësuara në gjuhën ruse.

  • Kurset e mundshme për nivelin  A1: Histori Ruse, Gjeografi Ruse, Rusisht

Sezoni 1: Nëntor – Gjysma e Majit

Sezoni 2: Shkurt – Gjysmë Qershor

  • Kurset e mundshme për nivelin  B2: Filozofi, Histori Ruse, Shkenca Sociale, Ekonomi ,Studime Kulture. Sezoni 1:Shtator – Gjysmë Dhjetor

Sezoni 2: Shkurt – Fund Maji

Mund të kombinohen ose jo me Gjuhë Ruse.

  • Ky universitet është zgjedhja e duhur për çdokënd që do të studiojë lëndë interaktive në gjuhën e bukur ruse dhe angleze!
Peter The Great St. Petersburg Polytechnic University