- SPBPU është një nga qendrat më të mëdha ndërkombëtare të mësimit të gjuhës ruse si gjuhë e huaj. Profesorët me kualifikim të lartë ndajnë aftësitë dhe përvojën e tyre të akumuluar për më shumë se 65 vjet në arsimimin e studentëve të huaj.
- Ky Universitet u themelua në vitin 1965 dhe ndodhet në Shën Petersburg ,i njohur si “Kryeqyteti Kulturor i Rusisë”, që do t’ju frymëzojë për arritje të mëtejshme, pavarësisht nga qëllimet që mund të keni.
- Universiteti po kryen aktivitete edukimi dhe hulumtimi në fushat e mëposhtme: inxhinieri natyrore, menaxhim, ekonomi dhe shkenca humane.
- Universiteti është anëtar i programit të Ekselencës Akademike midis universiteteve ruse “5-100-2020”.
- SPBPU është njohur kohët e fundit si”Universiteti Kombëtar i Kërkimeve” – një udhëheqës i njohur rus dhe ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë dhe edukimit ekonomik me arsimim të pasur, shkencor dhe inovativ.
- Një nga parimet themelore të proçesit arsimor në Polytech është pjesëmarrja thelbësore e studentëve në proçesin e kërkimit. Universiteti ka mjaft laboratore dhe qendra kërkimore, më shumë se dy duzina ndërmarrjesh të vogla inovative, parqe teknologjikë dhe inkubator biznesi.
- Programet e këtij universiteti janë zhvilluar sipas standardeve ndërkombëtare. Çertifikatat ECTS të fituara në kuadër të këtyre programeve njihen jashtë vendit.
- Më shumë se 15 mijë studentë nga Evropa, Amerika Veriore dhe Jugore, Azia dhe Afrika janë diplomuar nga këto programe.
- Mbi 50% e kohës në klasë është dedikuar për të mësuar gjuhën ruse.
- Ofrojnë tre korniza arsimore në varësi të specializimeve të ardhshme të studentëve (diploma: Inxhinierike, Ekonomike, dhe Shoqërore)
Inxhinieri | Lëndë Bazë | Gjuhë ruse, matematikë, fizikë |
Lëndë ekstra | Shkenca Kompjuterike, kimi,sporte | |
Ekonomi | Lëndë Bazë | Gjuhë ruse, matematikë, ekonomi dhe gjeografi |
Lëndë ekstra | Ekonomik Shkenca Sociale (bazë), shkenca kompjuterike, histori, sporte | |
Shoqërore | Lëndë Bazë | Gjuhë ruse, histori, ekonomi, gjeografi |
Lëndë ekstra | Shkenca Sociale (bazë), letërsi, matematikë, shkenca kompjuterike, sporte |
- Përgatit studentët ndërkombëtarë dhe vendas per studime në Universitete Ruse dhe jo vetëm me programe mjaft fleksibël ku mund të zgjidhni kohën e kursit, kohëzgjatjen, gjuhën në anglisht ose rusisht si dhe kurset shtesë që doni ti shtoni.
Programi Standart: Zgjat 10 muaj, ka 60 kredite dhe lëndë të avancuara.
Tarifa: $3000/viti
Programi i studimit të gjuhës ruse:
(1 Shtator deri me 1 Nëntor):
• Kohëzgjatja – 10 muaj;
• Kreditet – 66 kredite (duke përfshirë 1014 orë );
Klasat e studimit përbëhen nga 7-12 persona
Studime Ruse (Anglisht)
Ofrojnë gamë të gjerë programesh për studentët e interesuar për studimin e rusishtes dhe kulturës ruse.
Kurset e mundshme: studentët mund të zgjedhin më shumë se tre kurse për secilin semestër nga lista e mëposhtmë:
- Histori Arti Ruse
- Histori Evolucioni
- Shkenca Politike
- Letërsi Ruse
Grupet: Zhvillohen 3 kurse kryesore të përzgjedhura. Minimalisht grupi përbëhet nga 5 persona.
Lëndët e zgjedhura mund të kombinohen me gjuhën ruse ose mund të zhvillohen të pavarura.
Kohëzgjatja e Programit: nga një muaj në një semestër
Studime Ruse (Rusisht)
Studentët mund të zgjedhin një numër lëndësh me zgjedhje në fushën e studimeve ruse të mundësuara në gjuhën ruse.
- Kurset e mundshme për nivelin A1: Histori Ruse, Gjeografi Ruse, Rusisht
Sezoni 1: Nëntor – Gjysma e Majit
Sezoni 2: Shkurt – Gjysmë Qershor
- Kurset e mundshme për nivelin B2: Filozofi, Histori Ruse, Shkenca Sociale, Ekonomi ,Studime Kulture. Sezoni 1:Shtator – Gjysmë Dhjetor
Sezoni 2: Shkurt – Fund Maji
Mund të kombinohen ose jo me Gjuhë Ruse.
- Ky universitet është zgjedhja e duhur për çdokënd që do të studiojë lëndë interaktive në gjuhën e bukur ruse dhe angleze!
Peter The Great St. Petersburg Polytechnic University Peter The Great St. Petersburg Polytechnic University St. Petersburg
