- Kolegji “LAS” ndodhet në zemër të alpeve Zviceriane në qyetetin turistik të Leysin.
- Ky institut ofron diplomë amerikane gjimnazi, diplomë ndërkombëtare IB dhe programe të ESL(programe për të mësuar anglisht) për nxënësit nga klasa e shatatë deri ne klasë të dymbëdhjetë.
- Për shkak të stafit të specializuar dhe metodave afatgjata të mësimdhënies , ky kolegj ofron përgatitje të studenteve jo vetëm nga ana akademike,por dhe nga ana sociale e psikologjike.
- Për nxënësit nga klasa 7-8 ofrohen dy programe bazë , Academic Core që shënon bazën e dijeve të nevojshme si dhe Academic Exploration ku nxënësit eksplorojnë veten.
- Në vitet 9-10 kolegji “LAS” kërkon të suportojë studentët gjatë fillesës së periudhës delikate të adoleshencës duke iu ofruar klasa të veçanta me psikologë, specialistë dhe aktivitete të ndryshme.
- Në lidhje me dy vitet e fundit 11-12 , maturantët e ardhshëm përgatiten intensivisht nga profesorë të ndryshëm si nga ana teorike dhe nga ana praktike. Gjithashtu, ata duhet të ndjekin seminare këshilluese për karrierë dhe për universitet, ku mund të mësojnë rreth universiteteve ku do aplikojnë për të ardhmen.
- Në lidhje me kampusin dhe konviktet, ky kolegj të befason.Duke filluar nga ndërtesat kryesore të klasave e bibliotekave deri tek qëndrat atletike dhe të lojërave, mjediset e LAS janë mahnitëse. Promovimi i bashkëpunimit, botës së sportit e artit si dhe vlerave kulturore , e bëjnë këtë kampus një mjedis ideal për çdo fëmijë.
- LAS është një kolegj ku çdo prind do donte ta edukontë fëmijën e tij, jo vëtëm për nga ana akademike, por dhe për nga ana e formimit të përgjithshëm dhe sigurisë së ofruar.
Pagesa për aplikim | Pagesa e depozitës së sigurimit | Pagesa e shkollimit | Pagesa për kampusin |
500 CHF | 8,000 CHF | 95,000 CHF | 5,000 CHF |
Paguhet sapo plotësohet dokumenti i aplikimit | Paguhet brenda 10 ditëve pas pranimit | Paguhet më 1 Maj ose brenda 10 ditëve të pranimit | Paguhet më 1 Maj ose brenda 10 ditëve të pranimit |
Pagesë që kryhet vetëm 1 herë | Rimbursohet nëse fëmija largohet nga kolegji | Pagesë vjetore | Vetëm për studentët e rinj. Përdoret për zhvillimin dhe zbukurimin e kampuseve të LAS |
Data të rëndësishme:
- 15 Prill – 1. Afati i regjistrimit për studentët e rinj. Në rast të anulimit të regjistrimit, të gjitha tarifat, duke përjashtuar depozitën, do të rimbursohen para kësaj date.2.Afati i ri-regjistrimit për studentët që kthehen .Prindërit që nuk dëshirojnë të ri-regjistrojnë fëmijën e tyre për vitin e ardhshëm akademik duhet të informojnë Zyrën e Pranimeve me shkrim përpara datës 15 prill. Pas kësaj date depozita e sigurisë nuk do të rimbursohet.
- 1 Maj– Afati i pagesës së tarifës së shkollimit (studentët e rinj dhe të kthyer)
- 1 Korrik– Afati i formularit të regjistrimit. Të plotësohet në internet.
Leysin American Graduate Leysin American Campus Leysin American School
