Leysin American School

  • Kolegji “LAS”  ndodhet në zemër të alpeve Zviceriane në qyetetin turistik të Leysin.
  • Ky institut ofron diplomë amerikane gjimnazi, diplomë ndërkombëtare IB dhe programe të ESL(programe për të mësuar anglisht) për nxënësit nga klasa e shatatë deri ne klasë të dymbëdhjetë.
  • Për shkak të stafit të specializuar dhe metodave afatgjata të mësimdhënies , ky kolegj ofron përgatitje të studenteve jo vetëm nga ana akademike,por dhe nga ana sociale e psikologjike.
  • Për nxënësit nga klasa 7-8 ofrohen dy programe bazë , Academic Core që shënon bazën e dijeve të nevojshme si dhe Academic Exploration ku nxënësit eksplorojnë veten.
  • Në vitet 9-10 kolegji “LAS” kërkon të suportojë studentët gjatë fillesës së periudhës delikate të adoleshencës duke iu ofruar klasa të veçanta me psikologë, specialistë dhe aktivitete të ndryshme.
  • Në lidhje me dy vitet e fundit 11-12 , maturantët e ardhshëm përgatiten intensivisht nga profesorë të ndryshëm si nga ana teorike dhe nga ana praktike. Gjithashtu, ata duhet të ndjekin seminare këshilluese për karrierë dhe për universitet, ku mund të mësojnë rreth universiteteve ku do aplikojnë për të ardhmen.
  • Në lidhje me kampusin dhe konviktet, ky kolegj të befason.Duke filluar nga ndërtesat kryesore  të klasave e bibliotekave deri tek qëndrat atletike dhe të lojërave, mjediset e LAS janë mahnitëse. Promovimi i bashkëpunimit, botës së sportit e artit si dhe vlerave kulturore , e bëjnë këtë kampus një mjedis ideal për çdo fëmijë.
  • LAS është një kolegj ku çdo prind do donte ta edukontë fëmijën e tij, jo vëtëm për nga ana akademike, por dhe për nga ana e formimit të përgjithshëm dhe sigurisë së ofruar.
Pagesa për aplikim Pagesa e depozitës
së sigurimit
Pagesa e shkollimit Pagesa për kampusin
500 CHF8,000 CHF95,000 CHF5,000 CHF
Paguhet sapo
plotësohet
dokumenti i aplikimit
Paguhet brenda 10
ditëve pas pranimit
Paguhet më 1 Maj
ose brenda 10 ditëve të pranimit
Paguhet më 1 Maj
ose brenda 10 ditëve të pranimit
Pagesë që kryhet
vetëm 1 herë
Rimbursohet nëse
fëmija largohet nga kolegji
Pagesë vjetore Vetëm për studentët e rinj. Përdoret për
zhvillimin dhe
zbukurimin e
kampuseve të LAS

Data të rëndësishme:

  • 15 Prill – 1. Afati i regjistrimit për studentët e rinj. Në rast të anulimit të regjistrimit, të gjitha tarifat, duke përjashtuar depozitën, do të rimbursohen para kësaj date.2.Afati i ri-regjistrimit për studentët që kthehen .Prindërit që nuk dëshirojnë të ri-regjistrojnë fëmijën e tyre për vitin e ardhshëm akademik duhet të informojnë Zyrën e Pranimeve me shkrim përpara datës 15 prill. Pas kësaj date depozita e sigurisë nuk do të rimbursohet.
  • 1 MajAfati i pagesës së tarifës së shkollimit (studentët e rinj dhe të kthyer)
  • 1 KorrikAfati i formularit të regjistrimit. Të plotësohet në internet.

Leysin American School