HULT International Business School

  • Bota po ndryshon , por shumica e shkollave të biznesit  po qëndrojnë njësoj.Ndryshimi global po transformon gjithçka përreth nesh.Ka ardhur koha për diçka të re. Një shkollë ndryshe,ku mund të mësosh instiktet e një sipërmarrësi,të fitosh eksperiencë reale dhe të krijosh ide inovative. Kjo është e nevojshme pasi koha juaj është e pazëvëndësueshme dhe idetë që keni mund të ndryshojnë botën. Studio në “HULT” ku do shkosh përtej biznesit.
  • Do mësosh për botën,që të mundesh të punosh në diversitetin kulturor.
  • Do mësosh rreth së ardhmes, që të mundesh të ndihmosh në formimin e saj.
  • Do mësosh rreth vetes, që të mundesh të drejtosh të tjerët me vetbesim.
  • E ndodhur në 6 qytetet më të njohura të biznesit, aktualisht në Boston,San Francisco, Londër, Dubai, Shanghai dhe New York, universiteti internacional i “HOLT” është ideal për çdo student me mendje të hapur, me një imagjinatë frymëzuese dhe me një intelekt kreativ.
  • HULT njihet nga 3 trupat e akredituar internacional më prestigjoz si AACSB (Shoqata për shkollat më të avancuara kolegjiale të biznesit), AMBA dhe EQUIS. Ky universitet biznesi është i vetmi në SHBA me “Kurorën e trefishtë” dhe ndër 1% botëror të shkollave me këtë akreditim.
  • HULT ka një program intensiv të bazuar në 4 faza, ku përfshihen bazat e biznesit (marketing , financë dhe analitike), rotacioni global ndër kampuset, seminaret dhe lëndët e teknologjisë si dhe programi i lidershipit me sfidat,workshopet dhe eventet e veta.
  • Jeta studentore bëhët edhe më energjike dhe e veçantë në këtë kampus për shkak të ambienteve të kuruara me një investim kolosal nga firma të njohura si Amazon, Apple, por dhe nga ndihma dhe kujdesi i pedagogëve dhe të fturave special.
  • HULT e lejon studentin të shohi botën ndryshe, më me pozitivitet, perspektive dhe me një dëshirë për ndryshim,prandaj është zgjedhja e duhur për çdo lider dhe biznesmen të ardhshëm.

Pagesat variojnë në bazë të programit që zgjedh. Lëndët mësimore dhe tarifat e vitit 2019 të Hult International Business School janë 40,650 $ për studentët që vijnë nga gjimnazi ndërsa për pasuniversitarët tarifat janë 46,891 $

Hult International Bussiness School