- Akademia e Gjuhës Angleze ndodhet në zemër të qëndrës së Edinburgut, dy minuta larg rrugës kryesore “Princes Street”.
- Akademia e Gjuhës Angleze ofron shërbime akademike për më shumë se një dekadë, prandaj është destinacioni ideal për kurse individuale si dhe udhëtime në grup.
- Në ELA, studentët kanë mundësinë për të studiuar një kurs të kualitetit të lartë të dizejnuar për nevojat e tyre specifike me programe dhe aktivitete emocionuese.
- ELA-Edinburgh ofron një sërë programesh në anglisht ,specifikisht Anglishte të përgjithshme, Anglishte Akademike dhe Përgatitje për IELTS,Anglishte biznesi për punë dhe Anglishte në grupe.
- Anglishtja e përgjithshme është e përshtatshme për këdo që do të përmirësojë aftësitë e veta në këtë gjuhë. Ka nje variacion prej 15,25,30 ose 35 orëve në javë. Klasa ka nivele nga A1 në C2 dhe mosha minimale e pranimit është 16. Pagesa në paund:
Anglishte e përgjithshme | 2-3 javë | 4-7 javë | 8-11 javë | Mbi 12 javë |
15 orë | 205 | 199 | 197 | 189 |
25 orë | 312 | 304 | 299 | 285 |
30 orë | 374 | 365 | 342 | 338 |
35 orë | 437 | 424 | 399 | 394 |
- Anglishtja Akademike dhe përgatitja për IELTS është një mënyrë perfekte për tu përgatitur në një nivel më profesional. Ka një zgjedhje prej 25 deri në 30 orë për javë. Mosha minimale e aplikimit është përsëri 16 vjeç. Pagesa në paund:
Anglishte Akademike | 2-3 javë | 4-7 javë | 8-11 javë | Mbi 12 javë |
25 orë | 319 | 309 | 302 | 291 |
30 orë | 385 | 376 | 352 | 348 |
- Klasa individuale me tutorë privatë janë të mundshme për 2,5,10 deri në 25 orë në javë. Kjo metodë mësimdhënie është ndër më efektivet dhe siguron që përthithja e njohurive të jetë edhe më e shpejtë. Ofrohen të gjitha nivelet e anglishtes dhe aplikimi fillon nga mosha 16 vjeç. Pagesa në paund:
Anglishte me mësues privatë | 1 javë | 2-3 javë | 4-7 javë | 8-11 javë |
2 orë | 150 | 140 | 90 | 90 |
5 orë | 375 | 325 | 225 | 200 |
10 orë | 650 | 600 | 500 | 450 |
25 orë | 1500 | 1375 | 1250 | 1125 |

- ELA ofron dhe kurse profesionale për anglisht, të cilat janë programuar individualisht me profesionistë të fushës.Sektorët e anglishtes së biznesit përfshijnë: sektorin energjitik,sektorin ekzekutiv,sektorin financiar dhe bankar,sektorin mjekësor dhe sektorin e ushtrisë.Çmimet për këtë fushë variojnë.
- ELA ofron gjithashtu trajnim për mësuesit , një mundësi për të mësuar rreth metodave të reja dhe moderne që mësusesit mund ti inkuperojnë në klasat e tyre.Këto programe instruktohen nga vet mësues të cilët janë ndeshur me barrierat e gjuhës dhe metodave të ndryshme kulturore në botë .
- Një tjetër pjesë e veçantë që ELA ofron është Trinity Certtesol, një kualifikim i nivelit të pestë ekuivalent me vitin e dytë të bachelorit për të dhënë mesime anglishteje si gjuhë të huaj. Me këtë kualfikim të akredituar nga Ofqual mund të hyni në një punë të mirë në destinacionin që ju dëshironi. Ky kualifikim njihet në rang mbarëbotëror për çdo mësues që do të udhëtojë. Ka dy mënyra studimi, qoftë një kurs intensiv 4 javor ose nje kurs me kohë të pjesshme 15 javor.
- ELA bashkëpunon dhe me grupe studentore duke iu ofruar programe speciale dhe mundësi punësimi me një akomodim cilësor.
- ELA është një vend perfekt për të përvetësuar anglishten duke mësuar dhe rreth historisë dhe kulturës mahnitëse të Edinburgut
