Brockenhurst College

  • Kolegji Brockenhurst ndodhet në jug të Anglisë në parkun piktoresk “New Forest”.
  • Për shkak të traditës së ekselencës qindravjeçare,ky kolegj është një vend ideal për çdo student që do të arrijë rezultate të larta akademike dhe të fitojë kulturë ndërkombëtare.
  • Nuk ka rëndësi se çfarë objektivash mund ti vendosni vetes,ky kolegj të mundëson aftësitë, eksperiencën dhe vetbesimin e duhur që të nevojiten për të qënë i sukseshëm.
  • Përveçse rezultateve të larta në provime, shumë aspekte të tjera në jetën kolegjiale janë të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm të çdo studenti, gjë për të cilën Brockhursti i kushton një vëmëndje të veçantë duke përmendur atletikën dhe çuditërisht botën e kulinarisë.
  • Ky kolegj njihet për kampusin dhe mjediset fantastike që ofron duke u përshtatur me çdo nevojë të mundshme që çdo lëndë kërkon.
  • Përsa i përkët studentëve internacional ky kolegj ka një program të veçantë që kujdeset për kurset specifike që mund ti duhen çdo studenti ku përmendet kursi i anglishtes.
  • Gjithashtu iu ofron një mjedis mjaft të përshtatshëm jetese në formën e një host family . Nëpërmjet host family, çdo nxënës fiton një eksperiencë si pjesë e një familjeje britanike ku mund të ndihet si vendas dhe jo si i huaj. Këto host family përbëhen kryesisht nga profesionistë të cilët monitorohen në vazhimësi.
  • Ky kolegj sigurohet që çdo stinë të jetë e mbushur me aktivitete për studentët, duke përfshirë kursë gjatë verës, pranverës dhe dimrit.
  • Përgatitja akademike në Brockenhurst është për tu lavdëruar për shkak të statistikave mahnitëse ku përmendim një 99%kalueshmëri në provimet e A-Levels.
  • Brockenhurst është një vend që ofron vlera ndërkombëtare  duke krijuar një mjedis unik dhe një program akademik të specializuar, prandaj është zgjedhja e duhur për çdo student që kërkn një eksperiencë të re dhe të krijojë një ndjesi pavarësie.

Pagesat

Program afatgjatë Pagesa / per 1 vite
Pagesa £9,500
A Level £9,500
Fast-Track A Level £16,500
Art & Design Foundation £12,000
IFY Business & Finance £12,000
IFY Science & Engineering £12,000
EU Student Support 1 year £4,500
EU Student Support 2 years £4,500 year one, £4,000 year two
Elite Programme 1 year £5,500

Brockenhurst College