- Themeluar në vitin 1936, Kolumbia College është një kolegj privat i vendosur në Vancouver të Kanadasë. Mijëra studentë kanadezë dhe ndërkombëtarë kanë përfunduar kualifikimet e tyre në këtë kolegj dhe i kanë përdorur ato si një platformë për një karrierë të suksesshme universitare.
- Kampusi kryesor Kolumbia është një ndërtesë me pesë kate, 73.000 metra katrorë, në lindje të qendrës së Vancouverit në 438 Terminal Avenue. Ndërtesa ofron ambiente të pajisura mirë për studentët dhe stafin, duke përfshirë laboratorët shkencorë (Biologji, Kimi, Shkenca Kompjuterike dhe Fizikë), bibliotekën dhe sallonet studentore. Subway, Taco del Mar, dhe Kuzhina Bibi, ofrojnë shërbime ushqimore për studentët. Parkimi nëntokësor është në dispozicion dhe ka qasje të lehtë në SkyTrain ,në stacionin e afërt pranë Main Street-Science World.
- Ju do të vendoseni në nivelin anglez që është i përshatshëm për ju përpara se të hyni në një shkollë të mesme ose në programin universitar. Ju mund të merrni pjesë në një kurs anglishteje të shkollës së mesme ose të nivelit universitar në të njëjtën kohë me studimet e tjera.
- CC ofron katër opsione të ndryshme të programit të shkollës së mesme. Vini re se vetëm përfundimi i Programit të Mesëm të Lartë do të lejojë që një student të kualifikohet për hyrje të drejtpërdrejtë në një universitet, ndërsa përfundimi i suksesshëm i programeve të tjera do t’i lejojë studentët të hyjnë në Programin e Transferimit Universitar në Kolegjin Columbia.
- Programet e Kolegjit të Kolumbias janë të certifikuara nga Provinca e British Columbia. Nxënësit që duan të pranohen në një universitet kanadez do të jenë akademikisht të pajisur kur të diplomohen nga një nga programet e CC.
- Kolegji CC ofron diploma të asociuara , bachelor, si dhe master në kampusin kryesor dhe online.
- Lejon transferimin universitar dhe parauniversitar duke pranuar studentë që nga mosha 15 vjeç.
- Mund të marrësh deri në 60 kredite universitare në këtë kolegj e më pas të transferohesh në universitetin që dëshiron për tu diplomuar e fituar diplomën e atij universiteti. Çmimet janë gati të përgjysmuara dhe klasat janë më të vogla e familjare. Mund të kursesh deri në 17,400 $ në vit.
- Duke aplikuar për një diplomë të asociuar mund të hysh më pas në vit të tretë në universitet me kreditet e fituara në dy vitet e para në kolegjin Columbia.
- Tarifat variojnë për secilin kurs dhe program , por gjithsesi janë një investim cilësor përmes të cilit kursen mjaftueshëm të ardhura.
- Akomodimi përfshin Homestay me një familje kanadeze.
PAGESA PËR APLIKIM | $200 |
PAGESA (për Kredit) | $520 |
Program për Shkollën e Mesme (4 credits) | $2,080 |
Program universiteti (30 credits) | $15,600 |
Shembull pagese semestrale për shkollën e mesme
3 LËNDË (12 CREDITS) | $6,240 |
4 LËNDË (16 credits) | $7,320* |
Shembull pagese PËR TRANSFERIM UNIVERSITAR DHE ÇERTIFIKATA TË ASOCIUARA
Programi | Zgjatja | Pagesa |
University Transfer | 1 year* or 30 credits | $15,600 |
University Transfer | 2 years* or 60 credits | $31,200 |
Associate Degree | 2 years* or 60 credits | $31,200 |
ENGLISH FOR ACADEMIC PURPOSES (EAP) *ANGLISHT PËR QËLLIME AKADEMIKE) | PAGESA |
7 Javë – Full-time | $2,860 |
14 Javë – Full-time | $5,720 |
