
- Università Cattolica del Sacro Cuore është një universitet privat Italian,daton që prej vitit 1921.
- Njihet si universiteti privat më i madh në Europë dhe si universiteti katolik më i madh në botë.
- Università Cattolica del Sacro Cuore ka 5 kampuse,ku kampusi kryesor ndodhet në Milano dhe të tjerët me vendodhje në Brescia, Piacenza, Cremona dhe Romë.
- Università Cattolica del Sacro Cuore Piacenza– Cremona, kampusi ofron një atmosferë që inkurajon dialogun midis studentëve dhe profesorëve, duke krijuar kështu kushte optimale për të mësuar.Kampusi është i ngjashëm me kampuset në Mbretërinë e Bashkuar ose SH.B.A me zonat e tij të zgjeruara të peizazhit për shoqërizim dhe relaksim, si dhe lehtësira për akomodimi,mësimdhënie dhe veprimtarinë e përparuar kërkimore.
- Kampusi në Piacenza përfshijn ndërtesat e përdorura për arsim dhe qëndra kërkimore së bashku me një qendër konferencash, kolegjin Sant’Isidoro, Rezidencen Gasparini, ambientet e ngrënies, bibliotekat, sallat e studimit, salla multimedia, zona me peizazhe dhe një qendër sportive që mbulon më shumë se 8,000 metra katrorë.
- Universiteti ofron programe me diplomë të dyfishtë,ndërvepron me institucione të tjera nëpër botë.Diploma që ofron ky universitet njihet si një diplomë e dyfishtë sepse ofrohet në Italisht edhe Anglisht.
- Universiteti është i organizuar në 12 fakultete dhe 7 shkolla pasuniversitare. Università cattolica del sacro cuore ofron prgrame Bachelor,Master dhe programe PHD,ku njihet gjihmonë për diplomën e dyfishtë.
- Të diplomuarit në këtë universitet janë ndër më të kërkuarit në të gjithë botën.Sipas QS Graduate Employability Rankings 2019, Università cattolica del sacro cuore renditet i pari në Itali për numrin e punëdhënësve që janë aktivisht të pranishëm në kampuset universitare.
- Kosto e studimit për studentët ndërkombetarë është rreth € 8540 në vit por ndryshon në varësi të programit të studimit.
- Universiteti ofron edhe bursa për studentët ndërkombetar për të reduktuar koston totale të studimit.

- Website i universitetit: https://www.ucsc.it/