
- Schule Schloss Salem është një shkollë me konviktit me kampuse në Salem dhe Überlingen në Baden-Württemberg, në Gjermaninë Jugore.
- Shkolla u krijua nga Kurt Hahn me mbështetjen e Princit Maximilian të Badenit në vitin 1920.
- Në Salem, theksohet përfshirja në aktivitete jashtëshkollore dhe jeta në komunitetin e konviktit dhe arritjet akademike.
- Studentët akomodohen në konvikt, të ndara sipas gjinisë ,në dhoma për tre ose katër persona. Studentët në Shkollën e Mesme akomodohen në dhoma me dy persona.Stafi i konvikteve të Salemit jetojnë me kohë të plotë në kampus dhe, në përgjithësi, janë gjithashtu mësues. Prandaj, bashkëveprimi i ngushtë midis të jetuarit dhe të mësuarit në Salem pasqyrohet në rolet e dyfishta të shumë anëtarëve të stafit.

- Schule Schloss Salem ofron programe akademike të shkollave të mesme të sistemet gjerman,gjithashtu ofron dhe programin IB.
- Programi akademik në vitet 5-7 është në gjermanisht. Një mësim intensiv në gjermanisht si gjuhë e huaj është në dispozicion për studentët ndërkombëtarë.
- Nga viti 8 e më tej, Salem është plotësisht dygjuhësh dhe ofron një kurrikul të dyfishtë ne gjihen gjermane dhe angleze.Studentët mund të vazhdojnë në sistemin gjerman ose të hyjnë në Programin IB, në të cilin gjuha është anglisht.
- Salemi është i vendosur në tre kampuse të ndara: Studentët nga klasa e 5 deri ne të 11,dhe studentët e programit para-IB janë pjesë e kampusit Salem Castle,ndërsa studentët e shkollës së mesme janë të vendosur në Spetzgart Castle.Gjiashtu në kampusin Härlen janë të vendosur studentët e klasave 11,12, dhe studentët e programit IB.
- Cfarë ofron Schule Schloss Salem:
- Përkujdes intensiv nëpër konvikte(rreth 95% e studentëve të shkollës janë të akomoduar në konvikte).
- Klasa më madhësi të vogla(me një mesatare prej 16 studentesh).
- Cilësi e lartë e mësimdhënies.
- Klasa me studentë ndërkombëtar duke ofruar dhe programin IB.
- Ofron një gamë të gjerë të gjuhëve të huaja.
- Programe të mbikëqyrura të orës së studimit dhe mbështetjes akademike.
- Kurrikul të gjerë sportive dhe programe sportive jashtëshkollore.
- Biblioteka të mëdha me literaturë të gjerë gjermane dhe ndërkombëtare.
- Këshillim për karrierë dhe universitet nga specialistë të shkollës.
- Përafërsisht një e treta e nxënësve marrin ndihmë financiare përmes programeve të ndryshme të bursave, shpërndarja e të cilave bazohet te nevojat dhe meritat.
- Pranimet në universitet janë të shkëlqyera, pothuajse të gjithë studentet e dilpomuar nga kjo shkolle ndjekin universitetet më selektive në Gjermani, Britaninë e Madhe si dhe SHBA.
- Kosto e shkollimit:

- Kosto e shkollimit dhe akomodimit:


- Website i shkollës:https://www.schule-schloss-salem.de/en/