- CIS është një shkollë verore ndërkombëtare që u ofron studentëve mundësinë për të mësuar gjuhën angleze me folës amtarë dhe me programin intensiv kulturor.
- Shkolla Ndërkombëtare Charles ofron një eksperiencë unike për të rinjtë e kombeve dhe prejardhjeve të ndryshme për të studiuar dhe për t’u argëtuar së bashku në një mjedis të bukur, mbështetës dhe të sigurt.
- Programi gjithë-përfshirës katër javor në korrik është i dizajnuar për studentët e moshës njëmbëdhjetë deri njëzet e tre.
- Mësimi i gjuhës angleze / gjermane në nivel fillestar, të mesëm dhe të avancuar
- Studentët njihen me shumë qytete të mrekullueshme dhe frymëzuese evropiane duke shijuar një program të plotë sportiv, kreativ dhe social.
- Të gjithë mësuesit janë profesionistë me çertifikata TEFL.
- Studentët e CIS nuk do të jenë të mërzitur gjatë kësaj vere.
